Kulla: Libani rrezikon të kthehet në tokë të Hezbollahut. Po rrëshqasim në një luftë botërore

Kulla: Libani rrezikon të kthehet në tokë të Hezbollahut. Po rrëshqasim në një luftë botërore

Duke analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme në emisionin “Zonë e Lirë”, eksperti i sigurisë Ilir Kulla paralajmëroi se po rrezikohet të rrëshqitet dalë ngadalë drejt një lufte botërore.

Po hyjmë dalë ngadalë në një qark të mbyllur, ku lufta zgjerohet, zgjerohen edhe frontet. Sot kishte sulm të Izraelit në Jemen. Sot Jemeni mbyti një anije shumë të madhe britanike. Ne po rrëshqasim dalë ngadalë në një luftë botërore. Panorama e luftës, gjeografia, përbërja e luftës, po zgjerohet kaq shumë, saqë po na tërheqin në një luftë, në mos botërore, gjysmë botërore”.

Kulla tha ndër të tjera se lufta e tanishme rrezikon ta bëjë të gjithë Libanin një “Hezbollah land”, një tokë të Hezbollahut. Ai shton se “Izraeli po sheh dobësinë e Perëndimin në sjelljen e vet” dhe “ka vendosur të përdorë forcën që punët e veta t’i mbarojë vet duke mos pritur nga jashtë”.

Ai e konsideroi një skandal të madh diplomatik shpalljen non grata të Sekretarit të OKB-së.

Kulla tha që pas negociatave në Egjipt pritet që në Gaza do ketë prezencë ndërkombëtare me flamurin e OKB-së, me prezencën e vendeve arabe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy