Mësimi përfundon më 24 dhjetor/ Kushi: Shkolla rifillon më 11 janar

Mësimi përfundon më 24 dhjetor/ Kushi: Shkolla rifillon më 11 janar

Pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë më 11 janar. Kurse pushimet e fundvitit do të nisin më 24 dhjetor.

Këtë e bëri të ditur ministria e Arsimit Evis Kushi gjatë një vizite në bashkinë e Pustecit, bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërsa në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor”, bëri të ditur minsitrja Kushi.

Kurse për skenarin se si do të fillojë mësimi pas pushimeve ajo tha se kjo do të vendoset varësisht situatës së pandemisë.

"Ne jemi të ndërgjegjshëm se sistemi online se ka efikasitetin 100% siç do ta kishte mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës. Skenari që kemi aplikuar në shkollat tona është fleksibël që varet nga specifikat e çdo shkolle. Nga numri i nxënësve nga hapësirat që ka shkolla dhe situata e pandemisë. Sepse në zona periferike e të largëta vihet re se numri i infektimeve ëhstë shumë i ulët. Skenari i dytë aplikohet më shumë në ato shkolla të mëdha ku ka më shumë nxënës por siç e dini kjo është java e fundit kanë mbetur dhe tre ditë nga java që vjen që do të vzhdojë me të njëjtin skenar", tha ajo.

Aktualisht mësimi në shkolla po vijon të jetë i alternuar, pasi nxënësit zhvillojnë mësim online dhe në shkollë.

Ndërkohë që studentët e universiteteve po vijojnë akoma të zhvillojnë online procesin mësimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy