Parandalohet tragjedia e dytë në Shkodër, nëna me 4 fëmijët e mitur tenton të hidhet në Bunë

Parandalohet tragjedia e dytë në Shkodër, nëna me 4 fëmijët e mitur tenton të hidhet në Bunë

Parandalohet tragjedia e dytë në Shkodër, e ngjashme me atë të fillimit të muajit maj, ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e mitur u hodh në lumin Buna, duke bërë që të katër të gjejnë vdekjen.

Por policia e Shkodrës njofton se pak pas mesditës së sotme ka parandaluar një ngjarje tjetër të rëndë.

Drupal Ad

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.       

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy