Një ditë pas përplasjes me deputetët e Partisë Socialiste, naftëtarët shprehin zhgënjimin e tyre nga mungesa e takimit me deputetin e zonës dhe njëherazi Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruci. Bujar Osmanaj, një prej naftëtarëve që proteston çdo ditë për të drejtat e naftëtarëve thotë në një lidhje telefonike për TvT se skanë asnjë derë ku të ankohen.
“Ishte një rastësi, ishte një fat, që aty dje ishte edhe një mbledhjë e PS, pamë që ishin edhe deputetët, kërkuam një takim me kryetarin e Kuvendit, tani pasi e kanë lajmëruar ata kryetarin e kuvendit që ishim grumbulluar, e kaluan te dera tjetër, që ne nuk u tërhoqëm dot, ata sa marrin mandatin e deputetit, harrojnë”
Kërkesa e vetme e naftëtarëve është i statusit të tyre i cili u njeh një detyrim monetar nëse kompania ku punojnë shpall falimentin.
“Protestojmë sepse kompania “Bylis energy” prej periudhës 1 tetor deri 31 dhjetor, kur e kanë mbyllur, na kanë lënë, na kanë deklaruar një pagë 260 mijë lëkë, dhe atë nuk na e kanë dhënë, brenda ligjeve dhe rregullave të shtetit tonë. As statusin e naftëtarit, që shteti e bëri ligj dhe nuk e zbatoi, na jepte 80 përqind të pagës në shkallë vendi”.
Burime zyrtare pranë ministrisë i thanë Tv T se institucioni nuk ka rol vendimarrës dhe detyrues ndaj kompanisë private por pranojnë se vetëm kanë ndërmjetësuar me këtët të fundit për një zgjidhje të përbashkët sa i përket situatës së naftëtarëve. “Bylis Energy” mori nën administrim uzinën e Ballshit në fillim të muajt mars të vitit 2018, duke shmangur fillimisht shlyerjen e pagave të prapambetura e duke nisur të ofrojë kontrata selektiv për naftëtarët.
Zyrtarët e lartë të shtetit kanë premtuar gjithmonë në prezantimin e aksionarëve të ri të uzinës së Ballshit se do të jenë ata që do ti jap fund problemeve të naftëtarëve, por deri më sot pa rezultat.



