Ilir Beqaj në SPAK/ Rusta zbardh detaje: Përgjimet e telefonit të shoferit, provë e rëndësishme për hetimet (VIDEO)

Ilir Beqaj në SPAK/ Rusta zbardh detaje: Përgjimet e telefonit të shoferit, provë e rëndësishme për hetimet (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është riparaqitur ditën e sotme në SPAK, këtë herë me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini.

Në prani të avokatit, Beqaj po pyetet për aferën e fondeve të SASPAC. Për këtë hetim SPAK kreu kontrolle në kompaninë delta Farma dhe restorantin “Gzona”.

Kujtojmë që ky është hetimi i dytë për ish-mininistrin Beqaj pas atij të sterilizimit.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në cilësinë e personit të pandehur, është riparaqitur në SPAK. Ai i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurores Elida Kaçkini, siç mëson Mcn Live, dhe arsyeja është dhënia e deklarimeve për një hetim të dytë që është duke u zhvilluar ndaj ish-ministrit, ajo e pastrimit të parave dhe korrupsionit aktiv dhe pasiv. Janë bërë kontrolle në kompaninë farmaceutike Delta Farma, po ashtu edhe në restorantin ku bashkëshortja e z.Beqaj ka qenë aksionere dhe më pas i ka shitur ato, restorantin ‘Gzona’.

Për të njëjtën procedim penal SPAK ka bërë bastisjen e apartamentit të z.Beqaj dhe sekuestron e disa provave materiale, të cilat ish-ministri ka kërkuar të shpallen të pavlefshme. I ka rrëzuar gjykata këto kërkesa. Ndaj tij ka dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte. Ky është një hetim i dytë që nuk lidhet me sterilizimin. Çfarë qëndrimi po mban z.Beqaj në lidhje me SASPAC, mbetet për t’u parë, por prania e avokatit tregon që çdo qëndrim do jetë i matur. Nëse për hetimin e sterilizimit pati një përplasje mes gjykatës dhe prokurorisë, ndërsa këtë herë prokuroria e posaçme ka vendosur që hetimin ta vazhdojë në gjendje të lire.

S’ka masa për personat e hetuar, por ata janë duke u pyetur dhe sot është radha e z.Beqaj, por kjo nuk shmang një mundësi të një mase sigurie, apo një vendim sekuestro, apo pushim hetimi, pasi gjithçka ka nisur në kushtet e flagrancës thotë SPAK, pasi ka mundur të administrojë nëpërmjet përgjimeve, nëpërmjet faturave, abuzime me paratë e fondeve të BE dhe Agjencisë Shqiptare të Investimeve. Përgjimet nga telefoni i shoferit të z.Beqaj konsiderohet një provë e rëndësishme, ku është mundur të dokumentohet ndërhyrja dhe manipulimi për një vlerë 20 mijë euro, ku të njohurit e z.Beqaj ndërhynin për të sistemuar faturat pasi kishin marrë paratë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy