Ukrainë/ Autoritetet-qytetarëve: Mos i përdorni makinat, të kursejmë karburant për ushtrinë!

Ukrainë/ Autoritetet-qytetarëve: Mos i përdorni makinat, të kursejmë karburant për ushtrinë!

Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u kanë kërkuar njerëzve që të mos përdorin makinat e tyre për të kursyer karburant për ushtrinë.

"Nëse jeni kthyer në kryeqytet, ju lutemi përdorni transportin publik nëse është e mundur. Ata që janë në vende të sigurta jashtë Kievit, ju lutemi prisni përpara se të ktheheni”, tha Mykola Povoroznyk, nënkryetari i Administratës Shtetërore të Qytetit të Kievit, duke shtuar se autoritetet janë duke marrë në konsideratë nevojat e ushtrisë.

Povoroznyk tha se nuk ka probleme me rrjetin e transportit publik në qytet, i cili po zgjerohej vazhdimisht për të ofruar transport për banorët që kthehen në kryeqytet.

Autoritetet në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të presin ende për t’u rikthyer në kryeqytet për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të sulmeve me raketa. Aktualisht, afro 1/3 e popullësisë mendohet se është larguar nga kryeqyteti ukrainas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy