"Ushtria", Thaçi: Do të ndodhë në kohën e duhur

"Ushtria", Thaçi: Do të ndodhë në kohën e duhur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se mosthemelimi i Ushtrisë në vitin 2014 ka qenë rezultat i gabimeve të spektrit politik.

Në vitin 2014 kemi pasur mundësi të themelojmë ushtrinë, nuk na ka penguar komuniteti serb, por ka qenë pjesë e gabimeve të spektrit politik. Ka qenë gabimi ynë, sikur në atë kohë të themelohej, sot Kosova së paku do të ishte pjesë e partneritetit të paqes e gatshme për NATO”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.

Presidenti duke folur rreth Listës Serbe,  ka theksuar se rreziku në Kosovë nuk ekziston nga serbët, dhe se shteti i Kosovës nuk cenohet nga serbët e Kosovës e as politikat  e tyre.

Ai shtoi se themelimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodhë në kohën e duhur.

Çështja e ushtrisë do të vazhdojë së trajtuari me seriozitet edhe nga SHBA dhe NATO  dhe në një moment të duhur do të ndodhë”, tha presidenti Thaçi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy