
Kryeministri pakistanez, Imran Khan, rezulton pozitiv për koronavirus vetëm dy ditë pasi u vaksinua kundër sëmundjes. Lajmin e konfirmoi zyra e tij.
"Në këtë pikë, zyra e kryeministrit mund të konfirmojë vetëm se kryeministri i nderuar doli pozitiv për Covid-19 dhe u vendos në vetizolim. Detaje të tjera do të japim me kalimin e kohës”, thanë bashkëpunëtorët e tij.
Khan, 68 vjeç, u vaksinua me kinezen Sinopharm të enjten.



