
Kina ka rritur me 25% tarifat për 128 produkte amerikane, që përfshijnë mishin e ngrirë të derrit, verës dhe disa lloje frutash e arrorësh, duke “marrë hakun” ndaj ekonomisë më të madhe në botë, pasi kjo e fundit shtoi tarifat e aluminit dhe çelikut.
Këto tarifa që nisin zbatimin nga sot u bënë të ditura nga ministri kinez i Financave, i cili dha detaje per mallrat amerikane me vlerë rreth 3 miliardë dollarë që do të tarifohen më shtrenjtë.
Tabloidi kinez “Global Times” shkruante disa ditë më parë se nëse Amerika mendon se Kina nuk do të përgjigjej apo do ta bënte këtë në mënyrë simbolike, do të zhgënjehet.
“Edhe pse Kina dhe SHBA-të nuk e kanë thënë publikisht se janë në luftë tregtare, shkëndijat e kësaj lufte kanë nisur të shfaqen”, thuhet në editorialin e radhës.
Tarifat në impotrtin e mallrave si fruta dhe etanol do të rriten me 15%, ndërsa shumë produkte të tjera, përshirë mishin e derrit dhe verën, do tëe tarifohen 25% më shtrenjtë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



