Ruçi: Duhet të hapim arsimin e lartë. Më shumë fuqi dijes, më pak letrës (VIDEO)

Ruçi: Duhet të hapim arsimin e lartë. Më shumë fuqi dijes, më pak letrës (VIDEO)

Heqja e maturës shtetërore dhe studimi i tregut të punës në funksion të përgatitjes së profesionistëve duhet të jetë strategjia e re e politikave arsimore. Në një bisedë në studion e TvT, pedagogia Irsa Ruçi, tha se të rinjtë duhen ndërgjegjësuar për të ardhmen përmes orientimeve të tilla.

Ne duhet të shfuqizojmë letrën dhe të fuqizojmë dijen. Ajo që unë mbështes është të shkojmë drejt një procesi ku matura të hiqet. Mund të bëhet një studim i tregut që të shfaqet te të rinjtë në formën e edukimit për karrierën. Kjo i bën ata të ndërgjegjësohen për të ardhmen e tyre”, tha ajo.

Ruçi tha se diskutimi që hapën provimet e maturës shtetërore duhet të shërbejë si trampolinë për nisjen e hapjes së sistemit.

Unë e mbështes fort zërin e tyre. Besoj se ishin korrekte ato kërkesa që ata kishin. Ky diskutim duhet të shërbejë si trampolinë sepse diçka duhet të ndryshojë. Kërkon një punë të jashtëzakonshme. Jam e bindur se vizioni i kryeministrit mund të shtrihet edhe në arsimin tonë. Për dekada arsimi ka qenë kufizues. Ka nevojë të ketë thyerje për të shkuar drejt një sistemi shumë më të hapur. Ne duhet të shfuqizojmë letrën dhe të fuqizojmë dijen. Ajo që unë mbështes është të shkojmë drejt një procesi ku matura të hiqet”, tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy