Nga 12 marsi deri tani, janë larguar nga puna 54,917 persona

Nga 12 marsi deri tani, janë larguar nga puna 54,917 persona

54 mijë e 917 persona janë larguar nga puna në Shqipëri nga data 12 mars dhe deri tani.

Janë 62 mijë e 79 biznese që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë pagën e luftës për punonjësit e tyre.

Numri total i punonjësve të këtyre sipërmarrjeve që kanë bërë kërkesë për mbështetje nga shteti shkon në 114 mijë e 27, duke kaluar kështu numrin e pagave që planifikoheshin të jepeshin nga buxheti për bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit.

Burime konfidenciale për TVT nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thanë se deri tani bizneset me xhiro vjetore deri në 14 mln lekë dhe që janë mbyllur me vendim qeverie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, janë pranuar 26 mijë e 345 kërkesa dhe janë refuzuar 24 mijë e 944.

Ndërsa për punonjësit, mësohet se janë pranuar 44 mijë e 902 kërkesa dhe janë refuzuar 46 mijë e 355.

Për bizneset

Kerkesa te Miratuara

26,345

Kerkesa te Refuzuara

24,944

Për punonjesit 

Kerkesa e Miratuar (për t'u paguar)

44,902

Punonjës të Refuzuar

46,355

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy