Gazi natyror, Greqia dyfishon subvencionet për familjet dhe bizneset në muajin prill

Gazi natyror, Greqia dyfishon subvencionet për familjet dhe bizneset në muajin prill

Përballë situatës së krizës me të cilën po përballen një pjesë e madhe e vendeve, si pasojë e luftës në Ukrainë, Greqia vendos të dyfishojë subvencionet për familjet dhe bizneset në muajin prill, sa i takon gazit natyral.

Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, me një shkresë drejtuar kompanive të furnizimit me gaz, ka bërë të ditur se subvencionimi i shtetit për llogaritë e familjeve dhe bizneseve do të vendoset në 40 euro megavat për orë në muajin prill, nga 20 euro që ishte në muajin mars.

Përfitues të subvencionit janë të gjithë konsumatorët familjarë dhe të gjithë konsumatorët komercial dhe industrial, pavarësisht nga madhësia dhe numri i të punësuarve, me përjashtim të prodhuesve të energjisë elektrike.

Shuma totale e masave mbështetëse për konsumatorët e gazit natyror për muajin prill, do të shkojë në 88.74 milionë euro.

Masa e subvencionit do të vlerësohet në baza mujore dhe çmimi për njësi do të rregullohet sipas luhatjeve të çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy