Spahiu: Vetëvendosje rënie të madhe, Kurti mund ta bëjë qeverinë me minoritetet jo serbe (VIDEO)

Spahiu: Vetëvendosje rënie të madhe, Kurti mund ta bëjë qeverinë me minoritetet jo serbe (VIDEO)

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu deklaron se në zgjedhjet e së dielës, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rënie të madhe krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Rezultatin e zgjedhjeve, Spahiu e sheh si leksion me votë për Albin Kurtin, duke e paralajmëruar se mund të humbasë pushtetin.

Kurti ka rënë dhe Kurti prapë ka fituar, se në këtë rast i fituari është i humbur dhe humbësit janë të fituar, për shkak se dhe PDK dhe LDK kanë ngritje në krahasim me rezultatet e kaluara, por fituesi i zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka rënie të theksuara me 8% që është një rënie goxha e madhe, por sërish është parti e parë dhe mund ta bëjë qeverinë vetëm në koalicion me minoritetet jo serbe.

Duke folur për MCN Live ai tha se pritet të shihet se si do të jenë rezultatet për kandidatët brenda partisë, duke sqaruar se në Kosovë kryetari i i partisë cakton vetëm 110 kandidatë, ndërsa votuesit votojnë se cili kandidat do të duhet të jetë në parlament.

Sipas tij, nga 50 kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje do të shihet nëse mes tyre janë ministrat apo jo, pasi janë 2-3 ministra që janë shquar për punën e tyre, ndërsa me pjesën tjetër ka pakënaqësi.

Një pjesë e madhe e votuesve të Vetëvendosjes janë të pakënaqur me Vetëvendosjen dhe kanë dhënë votën nga frika e rikthimit në pushtet të partive që ishin më parë në pushtet dhe atë se çfarë pandehnin rreth çështjes së Veriut, dialogun me Beogradin dhe Kurtin e shihnin si një garanci se nuk do të kthehet Serbia në Kosovë dhe prandaj ka shkuar vota.

Nëse ministrat e tij marrin pak vota ose nuk futen prapë në parlament, pritet që Kurti ta ndryshojë rrënjësisht qeverinë e tij.

Besoj që Kurti do të mund të ndryshojë ngadalë, por ai është duke ndryshuar dhe shpresoj se do të kuptojë shumëçka dhe në politikën e jashtme dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të përshtatet më mirë dhe të kuptojë që nuk është lideri i pakundërshtueshëm.

Qeverinë e tij do të mund ta bëjë në shumë zgrip, për 1 apo 2 deputetë. Ky është një leksion për të se shiko se ti mund ta humbësh pushtetin.

Ky është leksioni më i mirë që i ka dhënë votuesi i Kosovës, shiko se ne ty po të mbajmë me që na garantove sovranitet, por janë dhe shumë çështje të tjera.

Besoj se nga këto ai do të nxjerrë mësime. Nuk është votë për Albin Kurtin, është kundër opozitës.

Albin Kurti do të ketë qeverinë e vetë me minoritetet jo serbe.

Tashmë çdo votë për përfaqësuesit minoritarë është me rëndësi dhe do i duhet ta emërojë ministra ose zëvendësministra që të mbajë qeverinë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy