Katër persona kanë humbur jetën në një spital Covid në kryeqytetin rumun, si pasojë e përfshirjes së tij nga flakët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur për mediat vendase se 102 pacientë të tjerë janë evakuuar.
Raportohet se zjarri në ndërtesë ka rënë pas mesnatës në një nga ndërtesat e spitalit “Mateis Bals” në Bukuresht.
Sakaq kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur edhe shkakun e zjarrit, shkruajnë mediat e huaja.



