Ata që nuk rinovojnë siguracionin brenda 30 ditëve, gjobiten automatikisht

Ata që nuk rinovojnë siguracionin brenda 30 ditëve, gjobiten automatikisht

Drejtuesit e mjeteve që nuk rinovojnë siguracionin e detyrueshëm brenda 30 ditëve nga përfundimi i vlefshmërisë së saj do të gjobiten automatikisht.

Ky është një nga ndryshimet në Kodin Rrugor i propozuar nga qeveria. Në të parashikohet që, cilido që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, do të ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.

Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës do të përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Vlera e parashikuar e gjobës për mospajisjen me kontratë sigurimi është e njëjtë me ligjin aktual, por ndryshimi është se tani gjoba do të jetë automatike pas 30 ditësh, pa qenë e nevojshme që mjeti i pasiguruar të konstatohet nga kontrolli në rrugë.

Qëllimi i këtij ndryshimi në ligj është të kufizojë numrin e mjeteve të pasiguruara. Ndërsa mund të prekë edhe automjetet që nuk janë çregjistruar për shkak të neglizhencës dhe sidomos për të shmangur pagesën e detyrimeve, fenomen ky i hasur shpesh në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy