Kryeministri Rama mblodhi sot në një takim që zgjati rreth 40 minuta koordinatorët e Partisë Socialiste. Burimet brenda PS-së thonë se do të ketë ndryshime në 4 ministri.
Po cilët janë ministrat që largohen?
Pavarësisht se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar, pritet që të lënë detyrën Blendi Klosi, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Saimir Tahiri.
Shkarkimi i tyre pak më shumë se dy muaj para përfundimit të mandatit të kësaj qeverie motivohet me angazhimin në fushatën e zgjedhjeve të 18 qershorit.



