Protesta të shumta kanë përfshirë Italinë nga Veriu në Jug të vendit kundra masave kufizuese të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.
Milano, Trieste, Torino, Napoli dhe Genova janë vetëm disa prej qyteteve ku u raportua edhe për dëme materiale. 28 protestues u shoqëruan në polici, ndërkohë që një policë mbeti i plagosur.



