
Aktori, Heath Freeman ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes, por lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga ylli i Pretty Little Liars , Ashley Benson në rrjetet sociale.
Ajo postoi një foto të të dyve së bashku me një emoji zemërthyer dhe mbishkrimin: "Do të të dua përgjithmonë @heathmonster RIP".
Ish-bashkëshortja e Travis Barker, Shanna Moakler, gjithashtu shkruajti për vdekjen e Freeman në Instagram: “Zemërthyer kur dëgjova për humbjen e mikut tim të dashur Heath Freeman, aktor, regjisor, producent i talentuar, kuzhinier i shquar dhe një mik solid.”
Shane West, ylli i Gotham , A Walk to Remember dhe Nikita gjithashtu ndau një foto të aktorit ku shkroi "Të dua shumë".
Ndërsa më i njohur për rolet e tij në NCIS dhe Bones , Freeman luajti gjithashtu në një sërë shfaqjesh të tjera të njohura televizive si Raising the Bar , Spartacus: Blood and Sand dhe mori meritën e tij të parë për një episod të ER .
Freeman gjithashtu shkroi Skateland në të cilin ai gjithashtu luajti së bashku me aktorin e Twilight Ashley Greene dhe yllin e Joker , Brett Cullen.



