Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në Rinas, 28 kontrollorë të shoqëruar

Dita e dytë e bllokimit të fluturimeve në Rinas, 28 kontrollorë të shoqëruar

Shkon në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini. Mësohet se numri i të shoqëruarve pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

Aeroporti më i rëndësishëm në vend, 'Nënë Tereza' ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar të paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore. Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kanë cilësuar si një grusht shteti që ka prapavijë politike dhe se është i nxitur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Më herët vetë Rama u bëri thirrje kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe t'i rikthen punës.

Në lidhje me çështjen edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa i bëri thirrje qeverisë, institucioneve dhe ambasadorëve në vendin tonë që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy