Dema: Operacioni “Tempulli” ka pasur rezultate të larta. Efektivët përfshihen tek grupet kriminale për arsye financiare

Dema: Operacioni “Tempulli” ka pasur rezultate të larta. Efektivët përfshihen tek grupet kriminale për arsye financiare

Gazetari Sokol Dema tha në studion e emisionit “FactCheck” se kryesisht efektivët e policisë vendosin të tradhtojnë idealet e tyre dhe të bëhen pjesë e grupeve kriminale për përfitime ekonomike.

Duke vijuar më tej, Dema theksoi se një pjesë e efektivëve pretendojnë të bëjnë një ‘punë’ të tillë deri në një moment të caktuar.

Jemi mësuar që në vitet e fundit të kemi numër të lartë të efektivë të policisë që arrihen të kuptohen jo vetëm nga AMP, por edhe nga SPAK, duke pasur përfshirje të drejtpërdrejtë në grupet kriminale. Në dy rastet e zbuluara në dy ditët e fundit, të paktën tek oficeri i operacionales kemi të bëjmë me rast tipik ku efektivë janë pjesë e grupeve kriminale jo thjesht për t’i mbështetur, por për të pasur dhe benefitet financiare.

Jemi tek arsyet klasike, sidomos financiare. Efektivë policie, ndoshta jo shumë mirë të paguar që vlerësojnë që të bëhen pjesë e grupeve kriminale për t’u pasuruar dhe për të pasur financa më të mira personale dhe për familjen për arsye financiare. Vendosin  të tradhtojnë një ideal, ajo e të qenurit pjesë e sigurisë dhe Policisë së Shtetit për të qenë pjesë e grupeve kriminale.

Një pjesë  tyre pretendojnë për ta bërë një gjë të tillë deri në një moment të caktuar dhe për të mos u përfshirë në ngjarje të mëdha.

Sipas gazetarit Dema, operacioni “Tempulli: ka pasur një rezultat të mirë në arrestimin dhe hetimin e personave që trafikojnë drogë.

Ka një intensifikim në muajt e fundit në goditjen e eksponentëve të drogës. Operacioni “tempulli” ka pasur një rezultat relativisht të lartë të personave që sot janë jo vetëm në pranga por edhe të hetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy