
Princi Harry prezantoi zyrtarisht aktoren Megan Markle si të fejuarën e e tij. Çift u prezantua para fotografëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota për të njoftuar fejesën.
Ndërkaq në një intervistë të përbashkët ata kanë ndarë disa detaje se si lidhja e tyre filloi. Markle, u shpreh se ajo e mirëpriti "kapitullin e ri” në jetën e saj.
Harry dhe Markle diskutuan gjithashtu për sfidat e papritura që tashmë që janë në qëndër të vemendjes nga mediat, propozimin në vilën e tyre dhe prezantimet për familjen mbretërore.
Megan ka lindur nga një baba i bardhë dhe nënë me ngjyrë dhe e ndien se u përket të dyja racave.
Propozimi për martesë është bërë ndërsa Markle po gatuante pulë në rezidencën Nottingham Cottage, në Kensington Palace. Harry është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar aktores të jetë gruaja e tij. Përgjigjja e saj ka qenë pozitive dhe e menjëhershme. Ata kanë thënë se duan të martohen në kishë dhe të krijojnë një familje.



