Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që mund të arrijnë intensitet mesatar gjatë mesditës dhe pasdites, veçanërisht në malësitë e zonës së jugut dhe relievet malore në lindje.
Në zonën e jugut, vranësirat pritet të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët nga mesdita deri në pasdite.
Priten reshje lokalisht të dobëta në qarkun Korçë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 30°C
në vendet e ulëta: 17 / 33 °C
në vendet malore: 15 / 26 °C



