Deputeti demokrat Dashnor Sula i ftuar në Bilardo në MCN ka komentuar për drejtësinë në vendin tonë për të cilën u shpreh se këto dy vitet e fundit ajo ka marrë një tjetër kthesë dhe ka nisur të funksionojë.
Ai tha se rrezja e dritës në fund atë tunelit ekziston me këtë drejtësi, ndërsa theksoi se të paktën pas një periudhe të paktën 5 vjeçare kjo elitë politike nuk do jetë më në qarkullim.

Shqipëria përgjatë këtyre 34 viteve do e ndaja 30 vitet e para dhe 4 vitet e fundit, madje 2 vitet e fundit që besoj unë po arrijmë të ndjejmë, të kuptojmë se diçka pozitive po ndodh dhe kjo është meritë e drejtësisë.
Flasim jo se jam partizan me ish kolegët e mi të SPAK dhe GJKKO, por gjithçka është përqendruar te këto dy institucione, që do të thotë që para shumë vitesh ishte pamundësia totalisht që persona me pushtete të fuqishëm politik, apo persona me aktivitet shumë të madh kriminal në krimin e organizuar kanë qenë persona të paprekshëm, madje me imunitet shumë të fortë, madje me gojëdhënat që thuheshin se nuk kanë çfarë ti bëjnë atij, ndërsa tani kjo ka filluar dhe kjo më jep shpresë mua, është një rrugë e ndritur për mua dhe rrezja e dritës në fund të tunelit ekziston dhe kam thënë se të paktën pas një periudhe të paktën 5 vjeçare kjo elitë politike nuk do jetë më në qarkullim.



