Irani ka shpallur sanksione kundër individëve, institucioneve dhe kompanive në sektorin e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe në lidhje me mbështetjen dhe financimin që ata i kanë dhënë Izraelit.
Vendimin e bëri me dije Ministria e Jashtme të Teheranit, përmes një deklarate për shtyp e cila u publikua nga agjencia IRNA.
Të paktën 34.596 palestinezë janë vrarë dhe 77.816 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, pas sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Shifrat u bënë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, nga ana e tyre, konfirmuan se 263 ushtarë të shtetit hebre janë vrarë gjatë operacionit tokësor të nisur në Gaza pas sulmit të Hamasit.



