
Në Kosovë janë mbajtur kremtime të mëdha për Krishtlindje. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e mbajtjes së meshës për Krishtlindje në Katedralen “Nënë Tereza”, ka përçuar mesazhin e paqes dhe dashurisë, duke thënë se ato janë shembulli më i mirë i përmbushjes së dashurisë ndaj Zotit dhe ndaj të afërmve.



