Policia shton kontrollet, në një javë 68 shoferë në pranga, mbi 6 mijë gjoba

Policia shton kontrollet, në një javë 68 shoferë në pranga, mbi 6 mijë gjoba

Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave janë arrestuar në flagrancë 68 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

Janë pezulluar 398 leje drejtimi, nga të cilat 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 16 për shkelje të tjera;Janë ndëshkuar me masë administrative 5585 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

2458 për parakalime të gabuara, 1444 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 590 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 512 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 581 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Janë ndëshkuar me masë administrative 678 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë fundjavës, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apeleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy