Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është duke u transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, pasi ka pësuar dëmtime të rënda gjatë protestës së opozitës të zhvilluar sot para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Sipas informacioneve paraprake, Nallbati është lënduar si pasojë e përplasjeve me policinë dhe përdorimit të gazit, ndërsa raportohet se ka marrë edhe një goditje në kokë.



