Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh tha në studion e MCN Informacion se skema e sigurimeve shoqërore në vendin tonë është deficitare.
Duke vijuar Hoxha tha se qeveria nuk duhet të merret me arnimet, por duhet të vendosë një minimum jetik.
Skema e sigurimeve shoqërore është deficitare në vazhdimësi. Sot pasqyron nga 1.9-2.1% të PBB të ekonomisë shqiptare. Është një shifër e lartë që në vend që të shkonte me këto reforma që janë bërë t’u ngushtuar ajo po thellohet.
Qeveria nuk është e kristalizuar për të nxjerrë skemën e sigurimeve shoqërore nga prapambetja.
Qeveria jonë s’duhet të merret me arnimet, por të vendosë minimumin jetik, ta përcaktojë me ligj dhe ta zbatojë. Nëse bëhet kështu zgjidhet problemi. Teknikët e kanë të zgjidhur problemin
Këtu nuk ka dëshirë, se ai thotë në të ardhmen do ua bëj pensionin 200 euro. Kur në 2029, 40% e këtyre që pretendojnë t’u bëhet pensioni 200 euro nuk do jenë gjallë.
Në mënyrë të padrejtë të gjithë ata që kanë paguar me maksimale, i ulet në muaj një pension jo më pak se 70 mijë lekë të vjetra.



