Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se nuk ka ndryshim të politikës amerikane mbi Tajvanin.
Deklarata vjen një ditë pasi shefi i Shtëpisë së Bardhe tha se Uashingtoni do ndërhynte për mbrojtjen e ishullit në rast sulmi nga Kina.
Të martën, i pyetur nëse kishte pasur ndonjë ndryshim në politikën e SHBA-së për Tajvanin, Biden u përgjigj: "Jo".
"Politika nuk ka ndryshuar fare”, tha ai pas një raundi bisedimesh me kolegët e tij Quad.
Kina e konsideron Tajvanin një pjesë të patjetërsueshme të territorit të saj dhe thotë se është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në marrëdhëniet e saj me Uashingtonin.



