Sveçla: Profilet e numrit që dha alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës kanë foto të Mladiç-it

Sveçla: Profilet e numrit që dha alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës kanë foto të Mladiç-it

Numri përmes të cilit është bërë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është i një shtetasi serb të quajtur Lazar Zhivkoviç. 

Kështu deklaroi sot ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla. 

Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook, Sveçla shkruan se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiç. 

Me datën 05.07.2025, një kërcënim për bombë është adresuar ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë kë të sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy