
Rënia e nivelit të ujit në lumin Yangtze, në qytetin jugperëndimor Chongqing në Kinë, ka zbuluar një ishull të zhytur dhe tre statuja budiste mbi të që besohet të jenë 600 vjeçare.
Tre statujat u gjetën në pjesën më të lartë të shkëmbinjve të ishullit të quajtur Foyeliang, fillimisht të identifikuara si të ndërtuar gjatë dinastive Ming dhe Qing. Një nga statujat është një murg të ulur në një piedestal zambaku uji.
Nivelet e ujit në Yangtze kanë rënë me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit në rajonin jugperëndimor të Kinës.
Reshjet në pellgun Yangtze kanë qenë rreth 45% më të ulëta se normalja që nga korriku dhe temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën një javë tjetër, thanë parashikimet zyrtare.
Rreth 66 lumenj në 34 qarqe në Chongqing janë tharë, tha transmetuesi shtetëror CCTV më 19 gusht.
Javët e thatësirës në të gjithë Evropën kanë zbuluar gjithashtu thesare të zhytura prej kohësh.



