Facebook dhe Instagram bllokojnë llogaritë e Trump për dy javë, mund të zgjasë përgjithmonë

Facebook dhe Instagram bllokojnë llogaritë e Trump për dy javë, mund të zgjasë përgjithmonë

Donald Trump, presidenti i SHBA, nuk do të mund të përdorë më platformat ‘facebook’ dhe ‘Instagram’ për të paktën dy javë derisa të bëhet tranzicioni i pushtetit me Biden, por kjo mund të zgjasë edhe përgjithmonë. Këtë e lajmëroi ekzekutiv i këtyre kompanive, Mark Zuckerberg.

Ky vendim erdhi pas protestave të ditës së markurë në Kapitol ku mbetën të vrarë katër persona. Gjithsesi Zuckerberg nuk e përjashtoi mundësinë që llogaritë e Trump të mbeten të mbyllura përgjithmonë.

“Ngjarjet shokuese në 24 orët e fundit, demonstrojnë se presidenti Donald Trump ka për qëllim që ta shfrytëzojë kohën që i ka mbetur deri në fund të mandatit, për të minuar transferimin paqësor dhe ligjor të pushtetit, te pasaardhësi i tij Joe Biden”, tha shefi i Facebook-ut, Zuckerberg, i cili ka në pronësi edhe platformën, Instagram.

“Tëitter”, “Facebook” dhe “Snap” më 6 janar, mbyllën përkohësisht llogaritë e Trumpit, për shkak se ai bëri pretendime të pabazuara lidhur me mashtrime në zgjedhjet presidenciale, teksa mbështetësit e tij, sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan.

Kjo ndalesë u zgjat pasi Trumpi përdori “platformat tona për të nxitur dhunë ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne besojmë se rreziqet janë thjesht shumë të larta, nëse ne lejojmë që presidenti të vazhdojë të përdorë shërbimet tona gjatë kësaj periudhe,”- tha Zuckerberg në një postim në Facebook më 7 janar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy