Prroçka: Turistët u bllokuan për 4 orë në Theth, banorët siguruan kalimin e tyre

Prroçka: Turistët u bllokuan për 4 orë në Theth, banorët siguruan kalimin e tyre

Ylli  Prroçka, banor i zonës së Thethit bëri me dije përmes një lidhje telefonike me studion e lajmeve në MCN Tv se turistët e bllokuar në këtë zonë gjatë orëve të mëngjesit janë shëndoshë e mirë dhe kanë zbritur në Shkodër.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Prroçka tha se ishin vetëm banorët e Thethit që ndihmuan turistët që qëndruan të bllokuar për 4 orë dhe se tani situata është normalizuar.

Situata është normalizuar, banorët e zonës kanë arritur ta gjejnë një dalje për të siguruar kalimin e njerëzve që kishin mbetur. Kishin frikë se kishin fëmijë të vegjël. Ka pasur reshje të mëdha e të dendura. Shkova atje ku kisha më shumë frikë se ishte prishur rruga, kanë mbetur të izoluar nga ora 08:00 deri në 12: 00. Vetëm banorët ndihmuan e çuan në normalitet. Tani rruga po pastrohet me fadroma. Kjo pjesa e rrugës kalohet, vetëm pjesa e rrugës tek pedonalja është pak e vështirë të kalohet me makina të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy