Koronavirusi ndryshon mënyrën e jetesës: si po përshtaten kinezët dhe italianët

Koronavirusi ndryshon mënyrën e jetesës: si po përshtaten kinezët dhe italianët

Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën e jetesës, sidomos në dy shtetet më të prekura të Azisë dhe Europës, Kinë dhe Itali. Më pak darka jashtë, më shumë televizo dhe video online në shtëpi. Për Italinë, realiteti i ri është ky. Një studim i kryer nga “Nielsen” tregon se 49% e të pyeturve i shmangin, kur është e mundur, vendet publike dhe të mbushura me njerëz; 30% shmangin transportin publik dhe 8% përdorin metoda të tjera si puna nga shtëpia.

Vetëm 17% e totalit, megjithatë, thonë se janë të shqetësuar për rrezikun e infektimit dhe mundësinë e një epidemie dhe 46% janë të bindur se një muaj do të jetë koha e mjaftueshme për t’i shpëtuar përhapjes së virusit, edhe nëse do të ketë një emergjencë në shkallë globale 53% supozojnë një afat kohor dymujor.

Sipas studimit të Nielsen, më shumë se një e treta e italianëve kanë zvogëluar frekuencën e të ngrënit jashtë (35%) dhe frekuentimin e bareve (32%). Edhe zakonet brenda shtëpisë kanë ndryshuar: 27% e popullatës thotë se shikojnë më shumë televizor dhe 15% më shumë video në internet. Ndryshimet përfshijnë edhe higjienën: 79% e popullatës thotë se shpesh lajnë duart; përdorin më shumë sterilizues dhe dezinfektues (45%) dhe mbulojnë me shami hundët dhe gojën kur teshtijnë (42%).

Më përpara, ndryshime të ngjashme kanë nisur edhe në jetën e kinezëve. Masat kundër koronavirusit kanë sjellë rritjen e shitjeve online. Sektori i shërbimeve të internetit ka njohur rritje të mëtejshme për shkak të hapësirave të reja që janë dashur të krijohen për kryerjen e disa aktiviteteve në distancë. P.sh. zhvillimi i orëve mësimore apo mbledhjet e korporatave tani bëhen përmes aplikacioneve.  

Edhe argëtimi ka ndjekur të njëjtin trend. Mbyllja e kinemave dhe teatrove i ka drejtuar njerëzit te interneti. Më shumë njerëz ndjekin programe dhe video online. Po ashtu, edhe përdorimi i lojërave elektronike përmes aplikacioneve në celularë janë rritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy