
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesat e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Sipas burimeve, mësohet se kontroll është ushtruar në vilën e kontrolluar vila e partneres së Ahmetajt dhe në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij.
Sipas informacioneve, mëësohet se hetuesit kanë qenë në një vilë në Gjirin e Lalzit, në apartamente në Tiranë dhe në Dhërmi. Nuk dihet se çfarë kanë mundur të gjejnë në këto ambiente, ndërsa kontrolli është ushtruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në bazë të hetimeve që po kryhen për çështjen e inceneratorëve, ku është lakuar edhe emri i ish-ministrit Ahmetaj. Emri i tij doli pas zbërthimit të laptopit te Klodian Zotos.



