Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) ka arrestuar një agjent të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe një bashkëpunëtorin e tij, në rajonin Kherson, të cilët kishin mbledhur të dhëna për vendosjen dhe lëvizjen e trupave ruse.
Kështu njoftoi Qendra për Marrëdhëniet me Publikun e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, cituar nga Tass.
Shërbimi Federal i Sigurisë ka arrestuar një agjent të shërbimeve sekrete ukrainase dhe një person që vepronte sipas udhëzimeve të tij, të cilët po mblidhnin të dhëna për vendndodhjet dhe numrin e njësive të forcave të armatosura ruse në rajonin Kherson.
Sipas FSB-së, të arrestuarit po mblidhnin të dhëna në mënyrë specifike për rrugët e lëvizjes dhe llojet e pajisjeve ushtarake dhe armëve të përdorura në operacionin special ushtarak, si dhe koordinatat gjeografike të trupave, dhe po i përcillnin këto të dhëna SBU-së përmes mesazheve në internet, aplikacione për rregullimin të sulmeve të artilerisë dhe raketave ukrainase ndaj pozicioneve ruse.
Ndaj shtetasve ukrainas të ndaluar u ngritën kallëzime penale sipas Kodit Penal të Rusisë për spiunazh, si dhe janë dërguar në paraburgim. Sipas ligjit rus, krimi i spiunazhit dënohet deri në 20 vjet burg.



