
Në mbledhjen e mesditës së sotme të Këshillit të Ministrave, u mor vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiaku i Tiranës.
Vendimi u mor me firmën e Kryeministrit Edi Rama, dy ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin për shkarkimit të tij, për shkak të mos paraqitjes në detyrë prej tre muajsh.
Veliaj ndodhet mbas hekurave që prej muajit shkurt, ndërsa në mbyllje të hetimeve SPAK ka ngritur ndaj tij ka akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Tashmë Kryeministri pritet të dërgojë vakancën në Presidencë, në mënyrë që kreu i shtetit Bajram Begaj të shpallë datën e zgjedhjeve.
Nga ana e tij, Veliaj ka 15 ditë kohë që të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese.



