“Silenciatori” parandalon vrasjen në Sarandë, dy persona ndalohen në pritë me armët e nxjerra

“Silenciatori” parandalon vrasjen në Sarandë, dy persona ndalohen në pritë me armët e nxjerra

“Silenciatori” u kodua një operacion i policisë së Sarandës gjatë të cilit u kapën në flagrancë dy persona, të cilët në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë.

 

Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë; Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë.

 

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

 

Shtetasit Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.

 

Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy