TikToku/ Lazimi: Impakt pozitiv në marketing, janë krijuar profesione të reja

TikToku/ Lazimi: Impakt pozitiv në marketing, janë krijuar profesione të reja

Eksperti i Ekonomisë Majlind Lazimi tha në “MCN Economy” se TikTok-u ka ndikim pozitiv në ekonomi, por në rrafshin social efekti është i vështirë të vlerësohet. 
Lazimi tha se sot janë krijuar profesionet e reja dhe është lehtësuar punë në blerje. 

Në pikëpamjen e vlerësimit ekonomik, studimet e fundit tregojnë që ka një impakt si pozitiv, kur bëhet fjalë për marketingun e produkteve të ndryshme, pra për biznesin, por nga ana tjetër s’kemi arritur të bëjmë një vlerësim empirik, studimor, për efektet negative, për shpërqendrimin, impaktin në edukim, ndoshta është edhe më pak më e gjerë. Rrafshi social është i rëndësishëm sepse është e vështirë ta kuantifikojmë me vlerë.  Nëse të rinjtë shpenzojnë 3-4 orë në ditë, çfarë do ndodhte nëse do merreshin me gjëra më aktive, një punë, etj. Në rastin e Shqipërisë jam i sigurt që Dua Lipa ka një ndikim në atë që ndodhi. Mund të jetë vlerë e shtuar për ekonominë, për sektorin e shitjeve, blerjet online. Jemi futur në kapitalizmin e survejancës. Nëse para shumë vitesh biznesi kryesor ka qenë nafta, ari, sot janë big data-t, të dhënat në tërësi. 

Shumica e punëve që bëhen, sidomos shërbimet, s’të dikton të qenit fizikisht në një zyrë. Pandemia i dha një lloj përshpejtimi. Apple dhe kompani të tjera e kanë bërë taksative që tani një pjesë e stafit mund të punojë nga shtëpia. Nga pikëpamja financiare, po të shikosh programuesit, sot mund të punojnë nga Shqipëria marrin 3-4 mijë dollarë, pa ikur nga Shqipëria. Na lehtëson shumë punë, nga informacioni te blerjet, por nga ana tjetër përbën një shkak për të krijuar profesione të reja. Nomadët dixhitalë s’kanë nevojë më të jenë pjesë e një kompanie, një zyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy