Eksperti i kriminologjisë, Fatjon Softa i ftuar në emisionin “Fakt Check” tha se operacioni “Tempulli” i zhvilluar në 5 qarqe të vendit nuk tregoi se sa drogë posedojnë grupet kriminale në Shqipëri, pasi arrestimi i shpërndarësve dhe sasia e kapur është shumë më e vogël se ajo që hyn nëpër portet e vendit.
Sipas ekspertit, ky operacion tregoi dhe anën tjetër të medaljes pasi arrestimi i shpërndarësve pranë shkollave tregoi që në këto institucione nuk ka siguri për fëmijët edhe pse u vendosën oficer policie.
Më tej, Softa tha se do të ishte sukses nëse autoritetet do të hynin në financat e të arrestuarve duke sekuestruar ato.
“Këta janë thërrmija sepse lum droge ishte në Portin e Durrësit, sepse e dimë që kanë hyrë tonelata drogë kapja e asaj sasie të shpërndarësve të drogës nuk tregon sa posedohet nga grupet kriminale.
Operacioni “Tempulli” ka dhe anë të tjera të medaljes sepse tregoi që nuk kishim shkollat e sigurta dhe pas vendosjes së oficerëve të sigurisë.
Unë do ta quaja sukses këtë operacion nëse do të shkojë në financat e të arrestuarve dhe ti sekuestronte ato. Kemi ligjin antimafia dhe në bazë të këtij ligji duhet të merren masa.”, u shpreh Softa.



