Covid-19 në vend/ 7 raste të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete

Covid-19 në vend/ 7 raste të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete

Edhe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi i rëndë Covid-19, në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 7 persona, ndërsa e kanë fituar betejën me koronavirusin 4 të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 7

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,907

Testime totale 821,526

Raste pozitive 132,544

Raste të shëruara 130,033

Raste Aktive 55

Humbje jete 2,456

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy