
Grupi i hakerave “Anonymous” pretendon përmes një postimi në Twitter se ka hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe.
“Web-faqja e Ushtrisë serbe ka rënë. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, thuhet në mesazhin e tyre.
Ndërkaq përmes një postimi të shoqëruar me flamurin kuqezi, Anonymous i drejtohet Presidentit serb me fjalët: “Nëse do luftë, lufta të pret”.



