Banorët e Lumasit në mbrojtje të Sinecit: Salillari, oligarku që shkatërron gjithçka

Banorët e Lumasit në mbrojtje të Sinecit: Salillari, oligarku që shkatërron gjithçka

Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për mbrojtjen e burimit të Sinecit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, ata kanë dalë në rrugën e fshatit ndërsa akuzojnë Pëllumb Salillarin si oligark që po grabit Shqipërinë.

"Oligarku Salillari i cili jo vetëm në Lumas po kudo që ka shkelur ka shkatërruar gjithçka"

Me pankarta denoncuese e thirrje për drejtësi, u mblodhën para bashkisë së Kuçovës nga ku kërkuan pezullimin e menjëhershëm të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit.

Projekti i Bashkisë së Kuçovës dhe Fadromat e Salillarit thonë se po shkatërrojnë zonën e mbrojtur.

Ata shprehen se nuk lejojnë tu marrin ujin, pasi  ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë.  Lidhur me protestat e tyre Bashkia e Kuçovës në reagimet e saj ka deklaruar se burimi nuk është pronë e banorëve, por është publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy