Emrat/ Zbulohet shtëpi bari në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë

Emrat/ Zbulohet shtëpi bari në Krujë, në kërkim babai dhe dy djemtë

Zbulohet një shtëpi bari në Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim babai me dy djemtë.

Në vijim të goditjeve për kultivim të bimëve narkotike dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesën e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve: Qerim Xeka, Lutfi Xeka dhe Kledi Xeka (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

 Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy