Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Athinë, plagoset e mitura shqiptare

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Athinë, plagoset e mitura shqiptare

Breshëri të shtënash me armë u shënuan mesnatën e kaluar, drejt një lokali në zonën e Agios Panteleimonas të Athinës, duke plagosur një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej brenda dyqanit të të atit. 

 

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23:50 të së premtes, në rrugën Agorakritou nr. 32, kur persona të panjohur me një makinë kaluan jashtë kafenesë “Amora” dhe qëlluan drejt fasadës së dyqanit.

 

Si pasojë e të shtënave vajza 10-vjeçare e pronarit të lokalit u plagos në këmbën e majtë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se në makinë ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan nga brenda makinës përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Në kohën e sulmit, brenda kafenesë ndodheshin dhjetë klientë, të gjithë të huaj.

 

Makina e përdorur në sulm, sipas raportimeve, u gjet e djegur pak kohë më vonë në zonën e Aspropyrgos.

 

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim për të hedhur dritë mbi autorët e sulmit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy