
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se atentati në aeroportin e Rinasit nuk do të zbardhet asnjëherë.
Më tej, Bregu tha se policët tashmë nuk kanë më frikë dhe reklamojnë në rrjetet sociale jetën e tyre të luksit.
Nuk ka për t’u zbardhur kurrë ngjarja e Rinasit. Vrasësit nuk do të gjenden, por as ata që mund të marrin hak nuk do gjenden. Janë histori që në Shqipëri zgjasin gjatë.
Jam dakord që ministrja nuk duhet të fusë hundët tek policia, por e kontrollon dhe prandaj është AMP që të mos dalë jashtë detyrave funksionale që ka, të mos korruptohet.
Shumica e policëve kanë në rrjetet sociale foto të tyre që jetojnë në luks nuk kanë më as frikë. Duhet ta vërtetosh pasurinë nga e gjete.
AMP duhet të jetë mbikëqyrëse e një pjesë të madhe të operacioneve të policisë.



