Përderisa Manchester United ka nisur fazën përgatitore në Kaliforni të SHBA-ve, Jose Mourinho po ndërton në letër skuadrën e tij të re, raporton KosovaPress.
Pas largimit të Wayne Rooney, çështja më urgjente ishte ajo e shiritit të kapitenit që portugezi ia dorëzoi veteranit Michael Carrick, i cili ka qenë zëvendës kapiten deri më tani në këtë klub.
35-vjeçari është pjesë e ‘Djajve të Kuq’ që nga viti 2006, ku ishte transferuar nga Tottenhami.


