Ilir Meta mbërrin në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët

Ilir Meta mbërrin në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po merret në pyetje në lidhje me dosjen  “CEZ-DIA”. 

Presidenti i Partisë së Lirisë po hetohet për "korrupsion", "pastrim parash" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë".

Në një reagim të mëhershëm në rrjetet sociale Meta tha se mezi pret të takohet me ata që i quan “kolegët e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent”. 

Drupal Ad

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”.

Gjatë dëshmisë është i pranishëm edhe avokati i tij Genc Gjokutaj. 

Kujtojmë që Meta u arrestua më 21 tetor të vitit të kaluar dhe ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy