Shkullaku: Reforma në drejtësi dështim, do na çojë drejt idiotësive

Shkullaku: Reforma në drejtësi dështim, do na çojë drejt idiotësive

Analisti Armand Shkullaku në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me hartën e re gjyqësore për të cilën u shpreh se nuk është asgjë tjetër përveçse një dështim dhe se Bashkimi Euriopian e ka pranuar me zë dhe figurë një gjë të tillë kur tha se Maqedonia nuk duhet të bndjekë shembullin e Shqipërisë. Ai tha se kjo reformë e gabuar do të na çojë drejt idiotësive.

Bashkimi Europian e pranoi me zë e figurë kur ishte rasti i Maqedonisë kur tha se nuk duhet të bëjë të njëjtën reformë në drejtësi si Shqipëria. Këtu nuk bëhet asgjë për ta riparuar dhe askush nuk e pranon se kjo është një dështim dhe jo për faktin që kemi ngel pa gjykata, por marrim vetëm faktin e fundit që është ndarja territoriale e gjykatave. Dy pariemt bazë janë aksesi në drejtësi dhe drejtësia në kohë. Që nga vendosja e tarifave ligjvënësit në botë kanë parashikuar që kjo tarifë ti japë mundësinë dhe fukarait të ankimojë një padrejtësi, nëse kjo nuk është e mundur atëherë kjo nuk është drejtësi.

E dyta është vonesa. Përsh IKMT vendos gjobë dikujt në Sarandë. Ai duhet të marrë rrugën deri në Lushnje, karburanti i shtrenjtë, tarifa e gjykatës e shtrenjtë, avokati kushton, hoteli po, ushqimi, po, lufta në Ukrainë bën të vetën dhe atij i shkon gjoba 5 mln në 5500 mijë. Ai e pranon një padrejtësi sepse ankimimi i asaj padrejtësie shkon më shumë. Ky rast është pasojë e një reforme të gabuar e cila do na çojë drejt idiotësive të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy