Arjan Baçi do të jetë administratori shtetëror i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, për Impiantin e Mbetjeve të Tiranës.
Ishte vetë Baçi i cili nga inceneratori i Sharrës, prezantoi detyrën e marrë për menaxhimin e impiantit të vendosur nën sekuestro.
Ai tha për mediat se gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator është zgjedhur ai nën varësinë e ministrisë së Brendshme.
Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.
Një nga problematikat është parë që Bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për t'i vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet.



